Çmimi i bitcoin ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke humbur mijëra dollarë vlerë në një afat kohor prej disa minutave.
Kriptovaluta e njohur ka rënën nën 59.000 dollarë, mbi 5.000 dollarë më pak në raport me një ditë më parë, transmeton Telegrafi.
Rënia më e re e çmimit ka pasur pas një jave rekord, ku kishte arritur vlerën e 67.000 dollarëve, shkruan Independent.
Çfarëdo rënie e befasishme prej disa centëve mund të shkaktoj panik në shitje të kripto investitorëve, e tek disa këto rënie mund të tërheqin interesim të madh për blerje. /Telegrafi/