Telegrafi

Bie ashensori në një ndërtesë në Prishtinë, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar pas rënies së një ashensori në një objekt banesor në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se nga rënia e ashensorit janë lënduar dy nga katër personat që gjendeshin në të.

“Rreth orës 11:00 është raportuar se në rrugën “Shaban Polluzha” në Prishtinë. Lëndime kanë pësuar dy persona të gjinisë femërore të moshës 46 dhe 39 vjeçare, të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se rasti është iniciuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërsa Policia është duke u marrë me detajet. /Telegrafi/