Ka ardhur pamja e parë nga teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm në botë “James Webb” pas së cilës gjë pritet të ndryshojë mënyra se si njerëzit e shohin universin.
Dhe sipas CNN, përcjell Telegrafi, ka qenë presidenti amerikan Joe Biden ai që ka publikuar një nga imazhet e para të Webb-it, që vlerësohet pamja më e thellë e universit e kapur ndonjëherë.
Imazhi tregon SMACS 0723, ku një grup masiv grupimesh galaktikash veprojnë si një “xham zmadhues” për objektet pas tyre.
The first image from the Webb Space Telescope represents a historic moment for science and technology. For astronomy and space exploration.
And for America and all humanity. pic.twitter.com/cI2UUQcQXj
— President Biden (@POTUS) July 11, 2022
Prezantimi u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë gjatë një ngjarjeje me administratorin e NASA-s, Bill Nelson.
“Është imazhi më i thellë i universit tonë që është marrë ndonjëherë”, citohet të ketë thënë Nelson.
👀 Sneak a peek at the deepest & sharpest infrared image of the early universe ever taken — all in a day’s work for the Webb telescope. (Literally, capturing it took less than a day!) This is Webb’s first image released as we begin to #UnfoldTheUniverse: https://t.co/tlougFWg8B pic.twitter.com/Y7ebmQwT7j
— NASA Webb Telescope (@NASAWebb) July 11, 2022
Siç vë në pah tutje CNN, pjesa tjetër e imazheve me ngjyra me rezolucion të lartë do të bëjnë debutimin e tyre të martën, më 12 korrik.
Observatori hapësinor, i cili u nis në dhjetor, do të jetë në gjendje të shikojë brenda atmosferave të ekzoplaneteve dhe të vëzhgojë disa nga galaktikat e para të krijuara pas fillimit të universit duke i parë ato përmes dritës infra të kuqe, e cila është e padukshme për syrin e njeriut.
Publikimi i parë i imazhit thekson aftësitë shkencore të Webb-it dhe instrumenteve shkencore për të prodhuar imazhe spektakolare. /Telegrafi/