Telegrafi

Biden u gjunjëzua para ndihmëses së presidentit izraelit kur dëgjoi se ajo kishte 12 fëmijë

Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden bëri diçka të pazakontë në një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin në ikje të Izraelit, Reuven Rivlin: ai u gjunjëzua para ndihmëses së presidentit izraelit kur dëgjoi se kishte 12 fëmijë.

Për habinë e Rivlinit, Biden, një baba i katër fëmijëve, u gjunjëzua dhe uli kokën për të bërë nderimet e tij.

Momenti u fotografua të hënën nga një anëtar i departamentit të shtypit të Qeverisë së Izraelit, raportojnë mediat izraelite në faqet e para.

Në takimin e lamtumirës me Bidenin – pasi vizita e tij në Shtetet e Bashkuara ishte e fundit si kryetar i shtetit, Rivlin tha se Rivka Ravitz (45), i cili ka qenë këshilltari i tij kryesor për vite me radhë, drejton një familje kaq të madhe përveç punës.

Ndryshe, Rivlin 81-vjeçar do të zëvendësohet si president i Izraelit javën e ardhshme nga ish-deputeti dhe ministri, Yitzhak Herzog (60), djali i ish-kreut të shtetit, Haim Herzog dhe ish-kryetari i OJQ-së “Agjencia Çifute për Izraelin”, e cila ka lidhur hebrenjtë nëpër botë që nga viti 1929 dhe organizon imigrimin e tyre në Izrael. /Telegrafi/