Site icon Telegrafi

Biden: Tronditëse ngjarja në Izrael

Presidenti amerikan, Joe Biden, i shprehu ngushëllime kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, pas një përplasjeje njerëzish që ndodhi gjatë një kremtimi fetar në malin Meron, ku vdiqën të paktën 45 persona.

“Vdekja midis pelegrinëve që praktikuan besimin e tyre është tronditëse”, u shpreh Biden.

“Unë e kam udhëzuar ekipin, në mënyrë që të ofrojmë ndihmën tonë për qeverinë si dhe për popullin e Izraelit”, ka potencuar presidenti amerikan.

Rreth 150 njerëz gjithashtu pësuan lëndime në festivalin Lag B’Omer, kur njerëzit u bllokuan në një vendkalim të mbipopulluar.

Si rrjedhojë, familjet në Izrael kanë filluar tanimë me varrosjen e të dashurve të tyre.

Lexo po ashtu Një dëshmitar i 'përplasjes së njerëzve' gjatë një festivali në Izrael thotë se 'njerëzit u hodhën në ajër'

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, premtoi se një hetim do të siguronte që një tragjedi e tillë të mos ndodhë më. /Telegrafi/

Exit mobile version