Site icon Telegrafi

Biden thotë se po punon me Izraelin për të zvogëluar prezencën ose “të dalë në mënyrë të konsiderueshme nga Gaza”

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha të hënën se ai po punon për të bindur qeverinë izraelite që të zvogëlojë prezencën ose “të dalë në mënyrë të konsiderueshme nga Gaza”.

Duke folur gjatë një aktiviteti të fushatës në Karolinën e Jugut – skena e një sulmi të tmerrshëm masiv në 2015 – Biden u ndërpre nga protestuesit që bënin thirrje për një armëpushim në Gaza, përcjell Telegrafi.

“Nëse vërtet kujdeseni për jetët e humbura këtu, duhet të nderoni jetët e humbura dhe të bëni thirrje për një armëpushim në Palestinë”, i bërtiti një protestues Bidenit, duke iu referuar të shtënave masive që ua morën jetën nëntë vizitorëve të një kishe aty.

Një grup protestuesish më pas filluan të thërrisnin “armëpushim tani”.

Lexo po ashtu Spitali i Gazës "përtej gjësë më të keqe" të parë ndonjëherë, thotë një kirurg britanik

Atyre iu kërkua të largoheshin, ndërsa mbështetësit filluan të thërrisnin, “Katër vjet të tjera”.

Sidoqoftë, thekson CNN, momenti nënvizon ndarjet brenda Partisë Demokratike për këtë çështje tre muaj pasi filloi fushata ushtarake e Izraelit në Gaza pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit.

“Unë e kuptoj pasionin dhe kam punuar në heshtje – duke punuar në heshtje me qeverinë izraelite për të reduktuar – në mënyrë të konsiderueshme daljen nga Gaza”, ka thënë më tej Biden.

Ndryshe, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken do të jetë i fundit në një angazhim të gjatë të zyrtarëve të sigurisë kombëtare të Biden që do të takohet ballë për ballë me qeverinë izraelite të martën.

Kjo do të jetë vizita e tij e pestë që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi. /Telegrafi/

Exit mobile version