Telegrafi

Biden telefonon Macronin – Franca do ta rikthejë ambasadorin në SHBA

Presidenti i Francës, Emanuel Macron do të rikthej ambasadorin francez sërish në Shtetet e Bashkuara.

Vendimi u mor pasi presidenti amerikan, Joe Biden pranoi se do të ketë konsultime me Francën para përfundimit të paktit të sigurisë me Australinë, e cila do ta parandalonte një mosmarrëveshje diplomatike, raporton cnn.

Lexo po ashtu Pse Franca është e zemëruar me marrëveshjen trepalëshe SHBA, Britani dhe Australi?

Franca tërhoqi ambasadorët e saj nga Shtetet e Bashkuara dhe Australia javën e kaluar sepse mbeti pa një kontratë për ndërtimin e nëndetëseve për Australinë me vlerë rreth 40 miliardë dollarë për shkak të paktit të ri.

Macron dhe Biden biseduan sot në telefon dhe ranë dakord të fillojnë konsultime të thella për të rikthyer besimin, thuhet në njoftimin nga Pallati Elysee.

Presidentët amerikanë dhe francezë do të takohen në Evropë në fund të muajit tetor. Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara janë zotuar të rrisin mbështetjen për misionet anti-terroriste të udhëhequra nga vendet evropiane në rajonin Sahel të Afrikës. /Telegrafi/