Telegrafi

Biden takon edhe Mbretin Charles

Presidenti amerikan Joe Biden është takuar me Mbretin Charles në kështjellën Winsdor, ku në prezencë të dyshes u intonuan himnet e dy vendeve.

Biden diskutoi me Mbretin për ndryshimet klimatike dhe disa çështje tjera, transmeton Telegrafi.

Presidenti amerikan ishte takuar fillimisht me kryeministrin britanik Rishi Sunak në Downing.

Lexo po ashtu Biden: Marrëdhëniet SHBA-Britani të forta si guri

Gjatë një konference për media, Biden tha se marrëdhëniet SHBA-Britani janë të forta si guri dhe se po punojnë në forcimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe sigurisë.

Ai më vonë pritet të udhëtojë për në Lituani, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, në të cilin do të mblidhen përfaqësuesit e vendeve anëtare. /Telegrafi/