Site icon Telegrafi

Astronautët e NASA-s sërish synojnë të fluturojnë rreth Hënës

Presidenti amerikan, Joe Biden ka pritur në Shtëpinë e Bardhë katër astronautët që janë pjesë e ekuipazhit të parë që synojnë të fluturojnë rreth Hënës, e cila gjë do të ndodh pas 50 vitesh.

Planet dhe përgatitjet për misionin e tyre ata i kanë ndarë edhe me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris.

“Ishte e bukur t’u shtrëngosh duart dhe t’u thuash faleminderit që keni bërë të mundur që ne të realizojmë këtë udhëtim të mahnitshëm”, tha piloti Victor Glover.

Katër astronautët do të jenë të parët që do të fluturojnë kapsulën Orion të NASA-s, jo më herët se deri në fundin e vitit 2024, raporton abcnews.

Ata nuk do të ulen e as nuk do të shkojnë në orbitën hënore, por do të fluturojnë rreth saj dhe do të kthehen përsëri në Tokë.

Për një udhëtim të sigurt ata punojnë me Mission Control që të ngritën dhe të kthehen të sigurt, duke përfshirë edhe mënyrën se si të dalin jashtë kur të kthehen në Tokë.

Ekuipazhi i misionit të quajtur Artemis II, përfshin tre amerikanë dhe një kanadez.

Ky është ekuipazhi i parë që përfshin dikë nga jashtë SHBA-së, dhe ekuipazhi i parë në programin e hënës së re të NASA-s të quajtur Artemis, sipas motrës binjake të Apollonit.

Gjatë misionit Apollo, NASA dërgoi 24 astronautë në Hënë nga viti 1968 deri në vitin 1972. Vetëm 12 prej tyre shkelën sipërfaqen hënore. /Telegrafi/

Exit mobile version