Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka kërkuar Turqisë dhe Hungarisë – të dyja e kundërshtojnë – që të mirëpresin “pa vonesë” Suedinë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Kjo vjen pasi Finlanda iu bashkua zyrtarisht aleancës ushtarake këtë pasdite, raporton skynews.
Biden i ka bërë presion Hungarisë dhe Turqisë që të përfundojnë proceset e tyre të ratifikimit të anëtarësimit të Suedië.
“Mezi pres që të mirëpres Suedinë si anëtare të NATO-s. Sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai në një deklaratë.
Në mënyrë që një vend të anëtarësohet në NATO, të 31 vendet anëtare duhet njëzëri të bien dakord për të bërë një ftesë.
Ndryshe, Finlanda sot është pranuar në aleancën më të madhe ushtarake në botë. /Telegrafi/