Kur presidenti amerikan, Joe Biden u pyet nëse shqetësohet për pushtimin tokësor të Gazës, ai tha vetëm një fjali “vdekje”.
Biden kështu deklaroi derisa mbante një fjalim para mbështetësve në shtetin e Filadelfias, raporton cnn.
Ai shprehu shqetësimin për civilët palestinezë në Gaza, të cilët tha se po bartin pasojat e terrorit të Hamasit në Izrael.
“Ne nuk mund të harrojmë faktin se shumica dërrmuese e palestinezëve nuk kishin të bënin me Hamasin”, tha i pari i SHBA-ve dhe shtoi se “ata po vuajnë si rezultat i kësaj”.
Ai tha se zyrtarët amerikanë po punonin me partnerët rajonalë për të lehtësuar krizën humanitare gjersa izraelitët duhet të vazhdojnë punën në Gaza.
Ndryshe, ushtria izraelite paralajmëroi 1.1 milion njerëz që jetojnë në Gazën veriore që të evakuojnë shtëpitë e tyre përpara një operacioni të mundshëm tokësor izraelit.
Gaza është tashmë një nga pjesët e tokës me popullsi më të dendur në botë, me më shumë se dy milionë njerëz të grumbulluar në 225 kilometra/katror. /Telegrafi/