Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu janë duke zhvilluar një bisedë në prezencë të mediave në Tel Aviv.
Kryeministri izraelit tha se Hamasi janë “nazistët e rinj”, kurse kjo është vizita e parë e presidentit amerikan në Izrael “në kohë lufte”, transmeton Telegrafi.
Ai tha se SHBA-të do të sigurohen që Izraeli të ketë atë që ka nevojë për ta mbrojtur veten.
“Duhet ta kemi parasysh që Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez. Jam shumë i prekur dhe pikëlluar me shpërthimin që ndodhi mbrëmë në spitalin e Gazës”, shtoi Biden.
“Bazuar në atë çfarë kam parë, duket se është kryer nga një ekip tjetër, jo ju”, i thotë Biden kryeministrit Netanyahu.
“Por ka shumë njerëz atje që nuk janë të sigurtë, kështu që duhet të kapërcejmë shumë gjëra”, shtoi presidenti amerikan. /Telegrafi/