Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtetin e Kalifornisë, ku nga 26 dhjetori 19 persona kanë humbur jetën nga stuhitë që shkaktuan përmbysje, mungesë të energjisë elektrike, evakuim dhe mbyllje të rrugëve.
Një valë e re e të reshurave të shiut dhe borës në male, goditi të shtunën një sërë zonash të shtetit më të populluar në SHBA, transmeton Telegrafi.
Një “lum i ri atmosferik”, do të thotë se një sasi masive sjellë lagështi, dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë nesër në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar Shërbimi Nacional i Metrologjisë (NSW).
Shtyllat elektrike janë dëmtuar, e janë përmbysur fushat e rrugët. NSW pret “përmbysje katastrofike” në luginën e lumit Salinas, një zonë e rëndësishme bujqësore në jug të Gjirit të San Franciscos.
“Biden autorizoi ndihmën federale për shërbimet federale dhe lokale të rimëkëmbjes në zonat e prekura nga stuhitë e dimrit, përmbytjet, rrëshqitjet e dheut”, u tha nga Shtëpia e Bardhë.
Urdhri i presidentit do t’u sigurojë viktimave në qarqet Merced, Sacramento dhe Santa Cruz qasje në fondet federale.
Një seri stuhish, të cilat rrallë shfaqen, kanë goditur Kaliforninë që nga 26 dhjetori, duke marrë të paktën 19 jetë njerëzish dhe duke shkaktuar përmbytje, ndërprerje të energjisë elektrike, rrëshqitje dheu, evakuime dhe mbyllje rrugësh. /Telegrafi/