Telegrafi

Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Havai, fonde të konsiderueshme po u vihen në dispozicion banorëve të atjeshëm

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli sot gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Havai, ku të paktën 36 persona humbën jetën nga zjarret e fuqishme dhe shkatërruan një qytet në ishullin Maui.

Kjo shpallje liron ndihmë të konsiderueshme federale për Havain, i cili është një nga shtetet e Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

“Veprimi i presidentit vë në dispozicion fondet federale për njerëzit e prekur në qarkun Maui”, u tha nga Shtëpia e Bardhë.

Lexo po ashtu Skena të tmerrshme të krijuara nga zjarri në Havai, trupat e pajetë janë ende duke notuar në ujë

Ndihma do të lejojë financimin për ndihmën emergjente dhe rindërtimin e ishullit ku qyteti turistik i Lahaina, ish-kryeqyteti i Mbretërisë së Havait, praktikisht u rrafshua me tokë.

Në anën tjetër, pamjet e filmuara nga ajri me helikopterë dhe dronë, shfaqin pamjet apokaliptike si pasojë e këtij zjarri që “rrafshoi” gjithçka. /Telegrafi/