Presidenti amerikan, Joe Biden i ka kërkuar përmes telefonit kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanyahu ta ndal luftën me Hamasin për një periudhë tre ditore.
I pari i shtetit amerikan beson se në këtë formë mund të sigurohet lirimi i disa pengjeve, raporton Axios të martën, duke cituar dy zyrtarë amerikanë dhe izraelit.
Nën një propozim të diskutuar mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Katarit, Hamas do të lironte 10-15 pengje dhe do të përdorte pauzën për të verifikuar identitetet e të gjitha pengjeve dhe do të dorëzonte një listë me emrat e personave që ata mbajnë peng, raporton reuters.
Në një deklaratë të dhënë të hënën, Zyra e Bardhë njoftoi se Biden dhe Netanyahu diskutuan “mundësinë e pauzave taktike për të siguruar largimin e sigurt të civilëve nga zonat e luftimeve, të sigurohen ndihmat që po arrijnë te civilët që kanë nevojë dhe për të mundësuar lirimin e mundshëm të pengjeve”.
Theksojmë se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i kishte kërkuar një armëpushim humanitar Netanyahut, por ky i fundit kishte refuzuar një gjë të tillë pa u liruar pengjet.
Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës pas sulmit të papritur të militantëve të Hamasit në territorin izraelit. /Telegrafi/