Telegrafi

Biden: Putini ka marrë vendimin për pushtimin e Ukrainës

Presidenti amerikan, Joe Biden tha të premten se tani është i bindur se presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë vendimin për të pushtuar Ukrainën, por theksoi se hapësira për diplomaci mbetet ende.

“Në këtë moment, jam i bindur se ai e ka marrë vendimin, ne kemi arsye ta besojmë këtë”, tha Biden kur u pyet nëse Putini kishte marrë vendimin për të pushtuar Ukrainën.

Ishte një ndryshim i dukshëm në pozicionin e Presidentit, i cili më parë deklaroi se nuk besonte se lideri rus kishte vendosur, por pranoi se njohuritë e tij mbi të menduarit e Putinit ishin të kufizuara.

Ai vuri në dukje se shpresonte se diplomacia mund të de-përshkallëzonte situatën, duke thënë: “Diplomacia është gjithmonë një mundësi”.

Presidenti Biden thotë se forcat ruse synojnë të godasin kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. /Telegrafi/