Telegrafi

Biden pati sërish problem gjatë ngjitjes së shkallëve, për pak sa nuk u rrëzua derisa po futej në aeroplan në Varshavë

Presidenti amerikan Joe Biden, ka patur sërish probleme derisa është ngjitur shkallëve të aeroplanit presidencial Air Force One kur po largohej nga Polonia, ku kishte qëndruar për vizitë dyditore në Varshavë.

Biden përfundoi vizitën para pak çastesh, kurse kamerat e kanë filmuar kur për pak sa nuk rrëzohet derisa ngjitet shkallëve të aeroplanit, me të cilin pritej të kthehej nga Varshava drejt Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Ai fillimisht kishte vizituar të hënën Kievin e Ukrainë, ku u takuar me presidentin Volodymyr Zelensky dhe më pas kishte vazhduar udhëtimin drejt Polonisë, ku u takua edhe me liderë tjerë të vendeve nga krahu lindor i NATO-s.

Presidenti amerikan ishte rrëzuar ngjashëm në mars të vitit 2021, derisa ngjitej shkallëve të Air Force One. Gjithashtu në qershor u rrëzua nga biçikleta në Delaëare.

Kujtojmë që Biden e ka komentuar vendimin e presidentit rus që të largohet nga marrëveshja START për kontrollin e armëve bërthamore.

Ai e cilësoi si gabim të madh vendimin e presidentit rus, duke premtuar se “do të mbrojë çdo pëllëmbë të vendeve të NATO-s nëse kërcënohet nga kushdo. /Telegrafi/

Watch the latest video at foxnews.com