Presidenti amerikan Barack Obama befasoi të enjten nënpresidentin Joe Biden, duke e dekoruar atë me Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderi më i lartë i vendit, gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë, përcjell Telegrafi.
“Për herën e fundit si President, jam i lumtur për t’ju dekoruar me çmimin nderi më i lartë i vendit tonë, Medaljen Presidenciale të Lirisë”, ka thënë ndër tjerash presidenti Obama.
Biden, i cili u shfaq tejet emocional gjatë dekorimit, e pranoi çmimin, por tha se nuk e meritonte atë.
“Unë nuk e meritoj këtë, por unë e di kjo erdhi nga zemra e Presidentit”, ka thënë Biden.
Para se të dekoronte Bidenin me çmimin, Obama mbajti një fjalim të gjatë, duke e lavdëruar Bidenin, gruan e tij, fëmijët dhe mbesat e nipërit e tij. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=EZSsb7wNHqI