Telegrafi

Biden ngatërron gjatë fjalimit Angela Merkelin me Helmut Kohl-in, i cili vdiq në 2017

Presidenti amerikan Joe Bide, teksa rrëfente dje bisedën e vitit 2021, përmendi dy herë kancelarin e ndjerë gjerman Helmut Kohl në vend të ish-kancelares Angela Merkel.

Ishte hera e dytë këtë javë që Biden kujtoi një bisedë me një udhëheqës evropian, i cili ka vite që ka vdekur, transmeton Telegrafi.

Gafat e Bidenit ndodhën në një ngjarje për mbledhjen e fondeve në Nju Jork, teksa ai përshkroi bisedimet me liderët evropianë në takimin e G7 në Britaninë e Madhe.

Takimi u mbajt në vitin 2021, disa muaj pas trazirave në Kapitol, shkruan NBC News.

Biden tha në dy ngjarje se Helmut Kohl, i cili vdiq në 2017, e pyeti se si do të reagonte nëse do të lexonte për njerëzit që sulmuan parlamentin britanik dhe vrasin oficerë “për të ndaluar zgjedhjen e një kryeministri”. Merkel ishte në atë takim në Britaninë e Madhe.

Këto deklarata nuk ishin konfuzioni i parë i Biden me emrat e liderëve evropianë. Të dielën, Biden ngatërroi Francois Mitterrand, ish-presidentin francez që vdiq në vitin 1996, me presidentin aktual francez Emmanuel Macron. /Telegrafi/