Site icon Telegrafi

Biden ndalon importimin e naftës, gazit dhe qymyrit rus në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka njoftuar sot se vendi i tij ka bllokuar importimin e naftës, gazit dhe qymyrit nga Federata Ruse.

Disa orë më herët mediat amerikane raportuan se masat e përgjithshme të reja do të merren me qëllim që t’i bëhet presion më i madh regjimit në Moskë, që është futur në javën e dytë të bombardimit të shëtit fqinj – Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Gazi dhe nafta ruse deri më tani kanë qenë të kursyera nga sanksionet e vëna nga SHBA dhe vendet evropiane, nga brenda se mund të ketë ndikim negativ ekonomik – në veçanti për Evropës që varet nga nafta dhe gazi rus.

Ky vendim është marrë në bashkërendim me aleatët evropianë. Bashkimi Evropian merr rreth 40 për qind të gazit dhe 30 për qind të naftës ruse.

E në tregun amerikan, nafta ruse përbënte rreth 3 për qind të porosive të naftës, që vitin e kaluar arritën në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

 

Exit mobile version