Site icon Telegrafi

Biden: Mund të kemi shtet palestinez, por jo me Netanyahun

Joe Biden ka thënë se një rrugë drejt një shteti të pavarur palestinez është e mundur, pasi bisedoi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kishte një sërë zgjidhjesh me dy shtete, mes tyre një qeveri jomilitarizuar si disa anëtarë të OKB-së, sugjeroi presidenti amerikan.

Lexo po ashtu Netanyahu informoi amerikanët: Izraeli është kundër krijimit të shtetit të Palestinës

I pyetur nëse një zgjidhje me dy shtete ishte e pamundur derisa Netanyahu ishte ende në detyrë, Biden tha “jo, nuk është”, raporton skynews.

Biden ishte përpjekur ta merrte në telefon “për shumë kohë”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, duke mohuar se kjo erdhi si përgjigje ndaj komenteve të liderit izraelit, në të cilat ai kundërshtoi shtetësinë palestineze që nuk garantonte sigurinë e Izraelit.

Lexo po ashtu Ministri izraelit, Gvir: Duhet ta pushtojmë Gazën dhe të qëndrojmë atje - pastaj të inkurajojmë palestinezët të largohen

“Presidenti diskutoi gjithashtu rreth një paqe dhe sigurie më të qëndrueshme për Izraelin të integruar plotësisht brenda rajonit dhe një zgjidhje dy shtetesh”, pohoi ai.

Ndryshe, Netanyahu ka refuzuar çdo mundësi që të krijohet shtetit i pavarur i Palestinës. /Telegrafi/

Exit mobile version