Presidenti i SHBA-së, Joe Biden mirëpriti homologun finlandez, Sauli Niinisto dhe kryeministren suedeze, Magdalena Andersson në Shtëpinë e Bardhë, pasi udhëheqësit e të dyja vendeve nordike dorëzuan aplikimet për anëtarësim në NATO.
Aplikimet e Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO vijnë si përgjigje ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila shkaktoi shqetësime për sigurinë në të gjithë rajonin.
Lëvizjet e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake shënojnë një evolucion dramatik në sigurinë dhe gjeopolitikën evropiane, raporton cnn.
NOW: Pres. Biden is meeting at the White House with Finland's President Sauli Niinistö (left) and Sweden's Prime Minister Magdalena Andersson after they applied for NATO membership, despite expected veto from Turkey >> https://t.co/kWWzQiLcf6 on @KATUNews pic.twitter.com/ohaSfOy8kF
— Evan Schreiber (@SchreiberEvan) May 19, 2022
Udhëheqësit do të mbajnë një takim në “Cabinet Room” të Shtëpisë së Bardhë dhe më vonë do të deklarohen para mediave nga “Kopshti i Trëndafilave”.
Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, u tha gazetarëve të mërkurën se takimi me liderët në Uashington do t’i lejojë të tre kombet “të koordinohen në rrugën përpara” dhe “të krahasojnë shënimet” në lëvizje.
Ai i quajti aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën “një moment vendimtar në sigurinë evropiane”. /Telegrafi/