Presidentit amerikan Joe Biden pas takimit që pati me kryeministrin britanik Rishi Sunak, ka deklaruar se marrëdhëniet SHBA-Britani janë të forta si guri.
Biden iu bashkua Sunakun për një bisedë relaksuese në kopshtin e Downing, pasi fillimisht përshëndetën mediave para dyerve të zyrave, transmeton Telegrafi.
Sunak tha se “është nderë që ka realizuar këtë bisedë me Bidenin”, përfshirë edhe takimin e realizuar në Washington gjatë muajit të kaluar.
Kryeministri britanik tha se dyshja po punojnë për të forcuar edhe më shumë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.
Që të dy liderët do të marrin pjesë këtë javë në Samitin e NATO-s në Lituani. /Telegrafi/