Telegrafi

Biden i ka thënë Netanyahut se nuk mund të mbështesë një luftë njëvjeçare në Gaza

Presidenti amerikan, Joe Biden i tha kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut gjatë një bisede telefonike javën e kaluar se nuk do të mbështesë një luftë njëvjeçare në Gaza.

Duke cituar dy zyrtarë anonimë amerikanë, raporti pretendon se udhëheqësi amerikan i kërkoi kreut të qeverisë izraelite të përshpejtonte tranzicionin në luftime me intensitet të ulët kundër Hamasit që do të reduktonte dëmin për civilët.

Biden thuhet se i tha Netanyahut se nuk e kuptonte se “cila është strategjia e Izraelit për t’i dhënë fund luftës” dhe i bëri presion që të jepte një përgjigje se “cili është plani për një ditë pas përfundimit të luftës”, raporton timesofisrael.

Lexo po ashtu Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë sot merr vendim - a do ta urdhërojë Izraelin t'i japë fund luftës në Gaza? ​

Në përgjigje të raportit të Wallas, zyra e Netanyahut deklaroi se “kryeministri vlerëson mbështetjen e presidentit amerikan dhe gjatë bisedës ia bëri të qartë se Izraeli është i vendosur të vazhdojë luftën derisa të arrihen të gjitha qëllimet”.

Kujtojmë se Biden kishte deklaruar ditë më parë se krijimi i një shteti palestinez nuk do të arrihet deri sa kryeministër i Izraelit është Netanyahu.

Ndryshe, më shumë se 25 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë plagosur në Gaza që nga 7 tetori pasi Izraeli filloi ofensivën e tij, të nxitur nga një sulm i Hamasit, ku mbetën të vdekur rreth 1300 njerëz në Izrael, kryesisht civilë. Sulmuesit gjithashtu morën rreth 250 persona si pengje në Gaza. /Telegrafi/