Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar sot se beson se është e mundur arritja e një marrëveshje për lirimin e pengjeve, që u rrëmbyen gjatë sulmit të Hamasit mbi Izraelin gjatë 7 tetorit.
Biden u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, se çdo ditë po zhvillon biseda me personat që po marrin pjesë në këtë proces – pra lirimin e pengjeve, transmeton Telegrafi.
“Besoj se kjo do të ndodhë, nuk dua të hyjë në detaje”, tha Biden, raporton CNN.
Ai pati një porosi për anëtarët e familjeve të rrëmbyerve gjatë 7 tetorit në territorin e Izraelit, dhe që janë dërguar në Gazë.
“Mbahuni, po vijmë”, ishte porosia e presidentit amerikan, që shpreson se të gjithë ata do të lirohen. /Telegrafi/