Site icon Telegrafi

Biden: Hamasi po përdhunon pengjet gra dhe më pas po i vret

Presidenti amerikan, Joe Biden gjatë një takimi për mbledhjen e fondeve në Boston, deklaroi se bota duhet të dënojë dhunën seksuale të kryer nga terroristët e Hamasit.

Lideri amerikan foli rreth dëshmive të reja të përdhunimit dhe gjymtimit të grave izraelite në dhe pas 7 tetorit.

Lexo po ashtu "Shpëtojnë për një fije floku në Tel Aviv", këmbësorët gati sa nuk u goditën nga pjesët e një rakete të rrëzuar

“Ka raportime për gra të përdhunuara – në mënyrë të përsëritur dhe trupat e tyre të gjymtuara derisa ishin ende gjallë – që terroristët e Hamasit iu shkaktuan dhe më pas i vranë ato. Është e tmerrshme”, thotë ai.

“Bota nuk duhet t’i mbyll sytë para asaj që po ndodh. Na takon të gjithëve – qeverisë, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe bizneseve – të dënojmë me forcë dhunën seksuale të terroristëve të Hamasit, pa përjashtim”, shton ai.

Ai thotë se Hamasi shkeli një armëpushim duke refuzuar të lirojë gratë civile midis 20 dhe 39 vjeç, raporton thetimesofisrael.

Lexo po ashtu SHBA ua ndalon hyrjen në vend kolonëve izraelitë që sulmuan palestinezët në Bregun Perëndimor

“Këto gra dhe të gjithë që ende mbahen peng nga Hamasi duhet të kthehen tek familjet e tyre. Ne nuk do të ndalemi – nuk do të ndalemi derisa të sjellim secilin prej tyre në shtëpi dhe do të jetë një proces i gjatë”, deklaroi ai.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një kundërofensivë ndaj militantëve të Hamasit, të cilët kryen një sulm terrorist në territoret izraelite. /Telegrafi/

Exit mobile version