Site icon Telegrafi

Biden dhe Harris flasin pas nominimit nga demokratët: Zgjedhjet e ardhshme shumë të rëndësishme për Amerikën

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe e nominuara për pozitën e nënpresidentes, Kamala Harris i janë drejtuar kombit amerikan.

Dyshja demokrate kanë ardhur së bashku në një shkollë të mesme të shtetit të Delawares, ku kanë mbajtur fjalimin e parë si të nominuar për postet më të larta të SHBA-ve, raporton CNN.

Biden do të përballet me presidentin, Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit gjersa Harris, një senatore nga California, është gruaja e parë me ngjyrë dhe indiane që është propozuar për nënpresidente.

Ish-nënpresidenti amerikan gjatë presidencës së Barack Obama, Biden tha se zgjedhjet e ardhshme do të thonë shumë për Amerikën, transmeton Telegrafi.

“Zgjedhja që ne do të bëjmë këtë nëntor do të vendosin të ardhmen e Amerikës për një kohë shumë, shumë të gjatë. Donald Trump ka filluar tashmë sulmet e tij duke e quajtur Kamalan, citoj, si senatore e keqe”, tha fillimisht Biden.

“Nuk është befasi sepse vetëm zhurmë di të bëjë Donald Trump, më mirë se çdo president në historinë amerikane. A është dikush i befasuar me Donald Trump që ka problem me një grua të fortë, apo gra të forta?”, tha ndër të tjerash Biden.

Lexo po ashtu Pse pikërisht Kamala Harris - pesë arsyet që e “detyruan” Bidenin ta nominonte për pozitën e nënpresidentes së SHBA-ve

Pas paraqitjes në podium, Harris tha pohoi është e gatshme të marr këtë detyrë.

Ish-prokuroria 55-vjeçar tha para gazetarëve se “Ky është një moment për Amerikën. Gjithçka që na intereson, ekonomia jonë, shëndeti ynë, fëmijët tanë, lloji i vendit ku jetojmë, janë në pyetje”.

“Amerika po qanë për një udhëheqje, megjithatë ne kemi një president që kujdeset më shumë për vetveten sesa njerëzit që e zgjodhën atë. Ne nuk kemi pse të pranojmë qeverinë e dështuar të Trump-Pence,” shtoi ajo.

Lexo po ashtu Kush është Kamala Harris, kandidatja e parë me ngjyrë për nënpresidente të SHBA-ve

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 3 nëntor gjersa si kundër kandidat të Biden-Harris do të jenë republikanët, Donald Trump (president) dhe Mike Pence (nënpresident). /Telegrafi/

Exit mobile version