Telegrafi

Biden: “Absurd” fakti që SHBA-ja thuhet se do të ndalojë dërgimin e ndihmave në Ukrainë

Joe Biden e ka quajtur si “absurde” faktin që SHBA-ja do të ndalonte dërgimin e ndihmave në Ukrainë pas humbjes së qytetit Avdiivka.

Presidenti amerikan ka kërkuar që Kongresi të miratojë më shumë ndihmë për Kievin përmes një pakete financimi prej 61 miliardë dollarësh (56,598,850,000 euro).

Projektligji i paketës së financimit ka kaluar në Senat, por është duke u përballur me një pasiguri nga republikanët të cilët e kundërshtojnë këtë legjislacion.

Por, Biden para gazetarëve u shpreh i bindur se financimi do të miratohet, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Populli ukrainas ka luftuar kaq trimërisht dhe heroikisht. Ata kanë dhënë kaq shumë, dhe kur t’u mbarojnë municionet, ne të ikim?”, tha Biden.

“Më duket absurde. Më duket joetike. Unë e shoh thjesht në kundërshtim me gjithçka që jemi si vend. Kështu që, unë do të luftoj derisa t’u marrim municionet që u nevojiten dhe kapacitetin që u nevojitet për të mbrojtur veten”, shtoi presidenti. /Telegrafi/