Site icon Telegrafi

Biblioteka e Tetovës në gjendje të mjerueshme (Video)

Biblioteka e Tetovës vazhdon të ballafaqohet me problemet e ndërtimit të një objekti të ri, ndërkohë që ai i vjetri po bëhet gjithnjë e më i ngushtë. Ekipi i Alsat-M ka vizituar objektin e vjetër të kësaj biblioteke dhe mund të shihet se ai është në një gjendje të mjerueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të them të drejtën biblioteka funksionon në kushte të jashtëzakonshme sepse nuk kemi hapësira elementare, jo të mjaftueshme sepse krejtësisht si institucion me katër sektor veprojmë në kuadër të 250 metra katror. Ministria ka bërë punën e vet duke lidhur gazetat në formë të librave, megjithatë duhet më tepër angazhim për mirëmbajtjen e tyre”, deklaroi për Alsat-M, Mahi Murtezani, drejtor i Bibliotekës Nacionale, Koço Racin.

Në bibliotekën e Tetovës mungojnë sallat e leximit dhe këndi i internetit, megjithatë pozitive është se numri i lexuesve sipas drejtuesve të bibliotekës po rritet./Telegrafi/

Exit mobile version