Telegrafi

Biblioteka e qytetit të Mitrovicës në gjendje të keqe, asamblesiti i PDK-së kërkon që të përmirësohen kushtet

Asambleisti i PDK-së në Mitrovicë, Donjet Bislimi i ka dorëzuar kërkesë Kuvendit Komunal dhe Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për përmirësimin e kushteve në bibliotekën e qytetit “Latif Berisha”, e cila nuk plotëson kushtet e duhura për lexim.

Në kërkesën e dorëzuar së bashku me nënshkrimet e studentëve që frekuentojnë këtë bibliotekë, është kërkuar kohëzgjatja e orarit të punës në ditën e shtunë, rritje e kapaciteteve për lexim, bufe për ushqim, ËIFI, tualetet në standarde të duhura higjienike dhe kërkesa tjera.

Bislimi po ashtu ka bërë të ditur se do të ngris zërin për këtë çështje edhe në seancën e Kuvendit Komunal që do të mbahet të enjten. /Telegrafi/