Site icon Telegrafi

Biblioteka e librave të ndaluar

Pasi nazistët kishin djegur librat sepse ishin “jogjermanë”, një burrë merr detyrën t’i ruajë ato për gjeneratat e ardhshme.

“Literatura është kryesisht e përbërë nga librat e botuar para vitit 1933, por që u bën ther për nazistët, për arsye të ndryshme”, thotë Gerhard Stumpf, bibliotekar në Universitetin e Augsburgut. “Shumë nga ta ishin autorë hebrenj, të tjerët autorë komunistë dhe autorë kundër luftës që kishin përjetuar vuajtet e Luftës së Parë Botërore”.

Nga viti 1976 e deri në vdekjen e tij më 2013, Georg P Salzmann kishte mbledhur 12 mijë libra të ndaluar dhe që janë djegur nga nazistët. Babai i tij nazist, kishte vrarë veten kur Georg ishte tinejxher.

Ajo që u njoh si Libraria e Librave të Djegur, iu shit Universitetit të Augsburgut më 2009 dhe tash është hapur për publikun.

Për më shumë, shikojeni storjen e përgatitur nga BBC (kliko: KËTU). /Telegrafi/

Exit mobile version