Bashkëshortja e Kanye West, Bianca Censori, shfaqi figurën e saj mahnitëse teksa po shijonin një pushim romantik në fundjavë në një hotel luksoz në Santa Barbara County, Kaliforni.
Reperi, 47 vjeç, dhe gruaja e tij u panë në zonën e pishinës së San Ysidro Ranch në Montecito.
Bianca, 29 vjeçe, kishte veshur bikini të verdha të tejdukshme, së bashku tanga ngjyrë bezhë, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, Kanye ishte veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona bezhë, ndërsa mbante syze dielli.
Në fillim të kësaj jave, bukuroshja australiane veshi një bluzë krejtësisht të tejdukshme pa sytjena, duke ekspozuar gjoksin e saj, teksa doli me West për të parë filmin e ri “Fly Me To The Moon”. /Telegrafi/