Site icon Telegrafi

Bianca Censori provokon sërish me veshjen ekstreme, gjatë festës pas çmimeve ‘Grammy’

Bianca Censori dhe Kanye West u vunë në qendër të vëmendjes gjatë festës pas ndarjes së çmimeve Grammy.

Bianca, e njohur për veshjet e saj provokuese, u shfaq me një fustan rrjetë krejtësisht të tejdukshëm në tapetin e kuq, duke shkaktuar polemika.

Më vonë, në një festë ekskluzive në Beverly Hills, ajo vazhdoi me një performancë të guximshme karaoke duke kënduar “Rolling in the Deep” të Adele, shkruan DailyMail.

Kanye fillimisht u shfaq i kujdesshëm ndaj saj, duke e mbajtur pranë, por sipas burimeve, ai u mërzit kur vuri re vëmendjen që tërhiqte Bianca.

Një i pranishëm në festë tha për MailOnline: “Kur dikush e shikonte atë, Kanye dukej i mërzitur. Ai nuk donte që njerëzit të fiksoheshin pas saj”.

Gjithashtu, sipas burimeve, Bianca kërkonte miratimin e Kanye për çdo veprim, duke shtuar dyshimet për dinamikën e marrëdhënies së tyre.

Kjo nuk është hera e parë që çifti shkakton polemika. Gjatë daljes së tyre në tapetin e kuq, një ekspert i leximit të buzëve zbuloi se Kanye i kërkoi Biancës të hiqte pallton për të zbuluar veshjen e saj provokuese, duke shtuar më tej spekulimet mbi kontrollin e tij ndaj saj.

Pavarësisht momenteve të tensionuara, Kanye dhe Bianca u larguan së bashku nga festa, ndërsa reperi dukej i përqendruar tek telefoni i tij, ndërsa të gjithë sytë ishin mbi Biancën. /Telegrafi/

Exit mobile version