Telegrafi

Bianca Censori nuk lë vend për imagjinatë me veshjen transparent, teksa shihet përkrah Kanye West në Itali

Kanye West dhe ‘gruaja’ e tij u panë bashkë teksa bënin turne nëpër Toskanë të shtunën.

Reperi, 46 vjeç, dukej elegant me një xhaketë të zezë – pa këmishë – dhe pantallona të ngjashme.

Artisti amerikan kishte veshur këpucë të zeza dhe mbante një çantë të zezë rreth shpatullave.

Ai shoqërohej nga ‘bashkëshortja’ e tij prej tetë muajsh, Bianca Censori , 28 vjeç.

Modelja i la pak imagjinatës me një triko dhe dollakë në ngjyrë bezhë.

Bukuroshja australiane kishte veshur të brendshme të bardha për të kompletuar kostumin e saj dhe vendosi nj shëami ngjyrë kafe mbi flokët e saj brune.

Dyshit iu bashkua një mikeshë e cila në pamje të parë ngjante shumë me ish-in e Kanyes, Kim Kardashian, 41 vjeçe, edhe pse pamja dhe mënyra e veshjes së Biankas janë krahasuar me ish-bashkëshorten e Kanye.

Kanye dhe Bianca u martuan në një ceremoni private në Beverly Hills në janar, rreth dy muaj pasi u finalizua divorci i reperit me Kim.

Mirëpo, ligjshmëria e bashkimit është në pikëpyetje, pasi nuk kanë bërë çertifikatë martese. Dyshja duket se kanë qenë të pandarë që atëherë.

Lexo po ashtu Partnerja e Kanye West, Bianca Censori merr vëmendje me pamjen pa grim dhe këmbëzbathur gjatë një dalje në Itali

Bianca ka një diplomë në arkitekturë dhe ka punuar në kompaninë e dizajnit të Kanye, “Yeezy” para se të lidheshin.

Ajo iu bashkua kompanisë në vitin 2020, sipas Marie Claire. Është e paqartë nëse ajo ende punon në “Yeezy”.

Çifti janë parë edhe duke pushuar në qytetin antik të Firences. Kanye, i cili pësoi humbje serioze publike dhe financiare pasi bëri disa komente antisemitike vjeshtën e kaluar, ka punuar së fundmi drejt një rikthimi.

Ndërkohë, theksojmë që llogaria e Kanye në X, e njohur më parë si Twitter, është riaktivizuar.

Ai u përjashtua nga platforma e mediave sociale në dhjetor pasi ndau një foto të një svastika naziste të ngulitur brenda Yllit të Davidit. /Telegrafi/