Site icon Telegrafi

Bianca Censori del plotësisht pa të brendshme, në darkë me bashkëshortin e saj Kanye West

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori vazhdon me veshjet sfiduese, duke hequr sërish të brendshmet e saj, teksa doli për darkë me reperin në Paris.

Vetëm një ditë pasi u zbulua se ajo mund të përballet me burg për ansamblet e saj eksplicite, muza, 29 vjeçe, i la pak imagjinatës me një bluzë të guximshme të zezë.

Duke veshur përsëri getat të cilat më parë kishin shkaktuar “një stuhi” të madhe, të paktën këtë herë Bianca u përpoq të ruante modestinë e saj, duke mbuluar zonën e saj intime me një telefon, shkruan DailyMail.

Duke e bashkuar pamjen e saj me taka të ngjashme, Bianca u afrua me Kanyen teksa po largoheshin nga restoranti Ferdi në Francë.

Pavarësisht reagimeve të kohëve të fundit ndaj pamjes së saj tepër zbuluese, dyshja shijuan një darkë romantike.


U zbulua të mërkurën se Bianca mund të përballet me burg ose një gjobë prej 15,000 euro pasi testoi ligjet e ekzibicionitizmit në Paris.

Të martën, arkitektja e Yeezy vendosi veshjen e saj më eksplicite deri më tani, teksa u fut pa të brendshme nën një palë çorape të tejdukshme gjatë një daljeje publike me bashkëshortin Kanye West. /Telegrafi/

Exit mobile version