Site icon Telegrafi

Bianca Censori darkon me prindërit në Australi, pa burrin Kanye West, pasi familja frikësohej se reperi do ta ‘tërhiqte’ në filma për të rritur

Bianca Censori është parë në shtëpi në Australi.

Modelja australiane është parë duke ngrënë drekë në kafenenë e modës Mario në Fitzroy, Melburn me prindërit e saj, raporton Herald Sun, shkruan DailyMail.

29-vjeçarja nuk ishte me bashkëshortin e saj reperin amerikan, Kanye West, Bianca dukej që duket se po udhëtonte vetëm në Australi.

Bianca shijoi një pijatë me ‘spageti carbonara’, pasi shkoi në fshat për të vizituar familjen e saj.

Ndryshe nga dukjet e saj zakonisht të egra, Bianca kishte veshur një xhup “Miu Miu” dhe ‘përzihej me turmën e drekës’ pretendon Herald Sun.

Kjo vjen pas lajmeve se të dashurit e Biankës janë të shqetësuar se burri i saj Kanye ‘po e tërheq në ‘botën e filmave për të rritur’ dhe po e përdor për të promovuar sipërmarrjen e tij të re Yeezy Porn, thonë të brendshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version