Telegrafi

Biabiany largohet nga Interi, huazohet te Sparta Prague

Sparta Prague ka njoftuar se ka nënshkruar me anësorin e Interit, Jonathan Biabiany, në formë të huazimit njëvjeçar.

Në një njoftim të klubit çek thuhet se ata e kanë edhe opsionin e blerjes në verën e ardhshme.

Lexo po ashtu Interi e pranon ofertën për Biabianyn

FCInterNews.it bën të ditur se 29-vjeçari ka shkuar në Pragë me kërkesë të ish-trajnerit të Interit, Andrea Stramaccioni, i cili aktualisht drejton klubin nga Çekia.

Biabiany u kthye te zikaltrit në vitin 2015, pasi i kishte tejkaluar problemet me zemër, mirëpo pati regjistruar vetëm 28 paraqitje për skuadrën.

Te Sparta pritet të shkojë edhe futbollisti i Napolit, Emanuele Giaccherini. /Telegrafi/