Site icon Telegrafi

BFI del me njoftim për banorët e Hasanbegut

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni ka njoftuar gjithë qytetarët e Hasanbegut dhe ata që pësuan në vërshimet e Shkupit se prej datës 3 janar deri më 5 janar të vitit 2017 do të duhet të paraqiten në zyrat e BFI-së, në Çairska, me qëllim që të përgatitet lista dhe tu shpërndahen paratë e dedikuara për ta në sasi adeukate sipas dëmtimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ftohen qytetarët e Hasanbegut që të dorëzojnë edhe deklaratën autentike për dëmin e përjetuar, të cilën duhet ta mbështesin edhe me fakte-fotografi nga objektet e dëmtuara. Në afat prej tre ditëve komisioni i përbërë prej Mustafa Dautit (kryetar), Azim Eminovskit, Rexhep Ziberi dhe Muzemil Osmani (anëtarë), do ti rangojnë të paraqiturit sipas dëshmive të ofruara për dëmtimet dhe pasojat nga vërshima katastrofale që e goditi Hasanbegun me rrethinë” thuhet në njoftimin e BFI-së.

Nga BFI gjithashtu njofotjnë se ndihmat në të holla do të ndahen më 10 janar të vitit 2017, në Bashkësinë Fetare Islame./Telegrafi/

Exit mobile version