Bashkësia fetare islame në Maqedoni (BFI), apelon deri te banorët e zonave të prekura nga vërshimet ta intensifikojnë bashkëpunimin dhe ti përputhin aktivitetet e tyre me të gjithë strukturat relevante shtetërore, por edhe me organizatat humanitare që veprojnë në atë zonë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga BFI përmes një njoftimi kanë apeluar deri te të gjithë banorët e zonave të prekura nga vërshimet të bashkëpunojnë edhe me njësitet e Armatës së RM, si edhe me shërbimet shtetërore dhe të kyçen në aksionet e përbashkëta për pastrim dhe dezinfektim.
“Nevojitet të ngrihemi mbi mospajtimet eventuale dhe të mendojmë për ardhmërinë e fëmijëve tanë. Kjo është puna më e rëndësishme për momentin”, theksojnë nga BFI duke potencuar se do të jenë pranë banorëve të zonave të prekura nga vërshimet deri në normalizimin e tërësishëm të situatës./Telegrafi/