Site icon Telegrafi

Bezos përballë Musk – dy stile të ndryshme të udhëheqjes

Cilido që të jetë mendimi juaj mbi Jeff Bezos dhe Elon Musk, është e vështirë të vësh në dyshim suksesin e tyre në krijimin dhe drejtimin e bizneseve me objektiva të guximshme.

Bezos drejton Amazon dhe kompaninë hapësinore Blue Origin, ndërsa Musk drejton Tesla dhe SpaceX, kompania që synon të kolonizojë planetin Mars. Së bashku, të dyja kompanitë, kanë gjeneruar miliarda dollarë në vlerë tregu në dhjetë vitet e fundit. Nuk është çudi që Bezos dhe Musk renditen të parët në klasifikimin e Forbes 2019 të liderëve më inovativë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por kur Jeff Dyer, Nathan Furr dhe Mike Hendron i intervistuan për Forbes, përcjell Telegrafi, gjetën disa paradokse interesante kur krahasuan stilin e tyre të udhëheqjes. Sigurisht ka dhe ngjashmëri të rëndësishme. Për shembull, që të dy kanë shndërruar me sukses vizionin e tyre në realitet, duke ndërtuar dhe duke shfrytëzuar kapitalin e tyre inovativ.

Por, përtej kapitalit të tyre inovator, dy liderët u kanë hapur rrugën këtyre rezultateve të jashtëzakonshme në mënyra tërësisht të ndryshme.

Klienti i pari përballë teknologjia e para

Bezos është më shumë një inovator i “klienti, i pari”. Ai ka nisur një proces inovacioni në Amazon, i quajtur “ëorking backëards”, i cili si pikënisje ka nevojat e klientit. Për këtë arsye “punon në prapaskenë” për të kuptuar se si të përmbushë më mirë këto nevoja.

Në të kundërt, Musk përdor atë që mund të përshkruhet si “qasje e parë” teknologjike.

Një ish-drejtues në Tesla thotë se, “mendoj se Elon ka adoptuar filozofinë e Steve Jobs, ku ai beson se e di se ku po shkon tregu, ose e di më mirë se vetë klientët se për çfarë kanë nevojë dhe se çfarë do të duan”.

Një qasje e qetë përballë një qasje agresive

Kur njoftoi për krijimin e Blue Origin, Bezos shkroi një letër e quajtur “Day 1”, pikërisht siç bëri për Amazon.

“Jemi një ekip i vogël, i angazhuar për të ‘mbjellë’ një prani njerëzore në hapësirë. Blue Origin do të ndjekë me durim këtë objektiv në afat të gjatë, hap pas hapi. Punën tonë do ta ndajmë në hapa të vegjël por të rëndësishëm. Çdo hap, edhe hapi ynë i parë dhe më i thjeshtë, do të jetë sfidues. Çdo hap do të hedhë bazat teknike dhe organizative për hapin tjetër”, kishte shtuar Bezos.

Në të kundërt, Musk shfaqet paduruar dhe i fokusuar te zbulimet e rëndësishme. Ai ku e themeloi Teslan, shkroi se, “synimi ynë është të përshpejtojmë ardhjen e transportit të qëndrueshëm, duke sjellë në treg, në masë, makina elektrike sa më shpejt të jetë e mundur. Për të arritur këtë objektiv, janë të nevojshëm hapa të mëdhenj në teknologji”.

Bezos e vë theksin te “hap pas hapi” ndërsa Musk nënvizon “hapa të mëdha në teknologji”.

Delegimi dhe përgjegjësitë e punëtorëve

Jeff Bezos njihet në Amazon si një person i cili është i fundit që flet në takime. Ai parapëlqen të dëgjojë atë çka të tjerët kanë për të thënë, pa i ndikuar duke dhënë opinionin e tij. Ndër të tjera, ai u jep njerëzve mundësinë të besojnë në një ide, edhe nëse nuk është në një mendje me ta.
Bezos i delegon punët dhe autorizon punonjësit të eksperimentojnë dhe të ndërmarrin rreziqe.

Në anën tjetër, Musk e çon përpara axhendën e Tesla dhe SpaceX me një ritëm frenetik. Ai beson te mendimi i parimeve të para, pra nëse doni ta bindni për diçka, duhet ta bëni nëpërmjet logjikës dhe analizës së parimeve të para.

Pra, nëse raketat nuk fluturojnë me saktësi dhe makinat nuk lëvizin siç duhet, njerëzit mund të vdesin.

Si përfundim, pavarësisht rrugëve të ndryshme, si Bezos dhe Musk janë në krye të klasifikimit të liderëve më inovativë në botë. Suksesi i tyre, përmes stileve të kundërta, tregon se udhëheqja inovative nuk mbështetet në një formulë të parashikueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version