Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot (26 nëntor) po feston ditëlindjen e 31-të.
Krahas shumë urimeve që kanë ardhur në adresë të këngëtares, nga familja, miq e fansat, ajo ka marr një të tillë edhe nga ylli i muzikës, Beyonce.
Urimi i Beyonce për Rita Orën për vjetorin e 31-të, erdhi përmes web-faqes së saj personale beyonce.com.
“Urime ditëlindja Rita Ora”, thuhen në urim bashkangjitur me një fotografi nga fëmijëria e artistes shqiptare.
Postimi fillimisht u shpërnda në InstaStory nga motra e saj Elena, dhe më pas të njëjtën e ripostoi edhe Rita.
Ndërkohë, kujtojmë që urime të veçanta për yllin e hitit “Anywhere”, erdhën nga dy prindërit e saj, Vera dhe Besniku.
Ata të dy ndan imazhe dhe video të rralla nga koha e fëmijërisë së artistes, respektivisht nga xhirimet e videoklipit “Shine Ya Light” në Prishtinë. /Telegrafi/