Rita Ora nuk ka probleme me familjen Beyonce dhe Jay-Z, megjithëse se ishte akuzuar vitin e kaluar se me këtë të fundit kishte pasur marrëdhënie seksuale.
Por këngëtarja shqiptare ka dëshmuar se nuk ka asgjë të vërtetë pas këtyre spekulimeve, duke i uruar Beyonces për shtatzëninë.
“YAY!!!Urime!!!Shumë bukur!!!”, ka shkruar Rita në llogarinë personale në Instagram duke publikuar edhe një fotografi të Beyonces me barkun e fryrë.
Rita thuhej se ishte vajza me emrin ‘Becky’, e cila ka tradhtuar Beyoncen me bashkëshortin dhe dikur menaxherin Jay-Z. /Telegrafi/