Beyonce duket se ka lënë prapa skandalin më të fundit pasi është shfaqur mjaft e lumtur në festën e fundit me Jay Z për ditëlindjen e reperit Big Sean.
Jo shumë kohkë më parë Tiffany Haddish aludoi se Beyonce mund të jetë kafshuar në një festë për shkaqe xhelozie, por Beyonce nuk tregoi shenja të tilla pasi ajo ishte mjaft e qetë në mënyrën e “Beyonces” siç e njohim të gjithë.
Bey u duk mjaft e qetë dhe e fokusuar teksa ka hedhur poshtë spekulimet duke qëndruar pranë bashkëshortit dhe reperit Big Sean në Los Angeles të dielën mbrëma.
Këngëtarja 36 vjeçare u shfaq në një bluzë me pikë me xhinse në një seri të postimeve që u bënë mbrëmjen e kaluar në Instagram.
Tiffany foli kohë më parë për GQ rreth një rasti në një festë të fundit ku dikush e kishte kafshuar Beyoncen.
“Beyonce shkoi shpejt te Jay Z dhe i tha: ‘Eja këtu, kjo lavire më…’ dhe e përqafoi me dhimbje”, u shpreh Tiffany, para se të pohonte se ishin miqt e Byonces ata që zbuluan se dikush kafshoi këngëtaren.
Y’all are funny. Under no circumstances did I bite Beyonce and if I did it would’ve been a love bite 💋
— Sanaa Lathan (@justsanaa) March 26, 2018
Spekulime të shumta vazhduan pas asaj feste se kush mund ta kishte kafshuar Beyoncen, teksa janë përmendur emrat e Lena Dunham, Jennifer Lawrence dhe Sanaa Lathan, kurse kjo e fundit mohoi pohimet e tilla. /Telegrafi/