Telegrafi

Beyonce shkëlqen me fustanin e kuq në koncertin e radhës në Amsterdam

Beyonce dukej magjepsëse teksa performoi në koncertin e saj në Amsterdam të dielën.

Këngëtarja 41-vjeçare ndau një karusel me foto me një fustan të kuq nga skena e Johan Cruijff Arena.

Në mbishkrimin e saj, ajo zbuloi se e gjithë garderoba e saj për ndalimin e turneut të koncerteve në Holandë ishte projektuar dhe krijuar nga stilistë me ngjyrë.

Foto: Screenshot/Instagram

28-herë fituesja e “Grammy”-t shkroi: “Për nder të Qershorit, gjithçka që kam veshur për RENAISSANCE WORLD TOUR është krijuar ekskluzivisht nga dizajnerët me ngjyrë”.

Lexo po ashtu Genc Prelvukaj, Greta dhe Eni Koçi ndjekin nga afër koncertin e Beyonce në Amsterdam

Krijuesja e hitit “I Am… Sasha Fierce” – e cila shkëlqeu në secilën paraqitje – aktualisht ka qenë e zënë me turneun e saj të nëntë në mbështetje të albumit të shtatë të titulluar, “Renaissance”.

Ndërkohë që jepte një performancë elektrike në skenë, biznesmenja shfaqi edhe figurën atraktive në fustanin e ngushtë.

Foto: Screenshot/Instagram

Kantautorja mahniti në veshje, që të kujton pamjen ikonike të Jessica Rabbit, me një dekolte katrore dhe një të çarë seksi deri te kofshët.

Ajo mbajti dy byzylykë argjendi në secilin nga kyçet e dorës dhe e kombinoi me një palë taka sandale metalike.

Foto: Screenshot/Instagram

Me vëmendje të shtuar ndaj detajeve, ajo performoi edhe me një mikrofon argjendi dhe një mbajtës të tillë.

Turneu i Beyonce pritet të përfundojë në fund të shtatorit në New Orleans. /Telegrafi/