Këngëtarja 39 vjeçare, pozoi me një veshje nga marka e saj Ivy Park.
Koleksioni i saj i ri, në bashkëpunim me Adidas, është i kompletuar për stinën e dimrit – me doreza të mëdha, shall dhe kapele, të gjitha këto në ngjyrë kafe.
Veshjen e mrekullueshme këngëtarja e kombinoi me disa diamante dhe gjerdane në qafë, ndërsa me çizme të gjata deri në gjunjë të po së njëjtës ngjyrë e kompletoi pamjen mahnitëse.
Ajo është munduar maksimalisht t’i bëjë promocion koleksion të ri duke pozuar kështu tash e disa herë me veshjet më të fundit.
Ndryshe, Beyonce po punon në albumin e saj të shtatë solo, teksa këtë vit është ndër më të nominuarat për çmimet kryesore në “Grammy”. /Telegrafi/