Site icon Telegrafi

Beyonce paralajmëron koleksionin e ri ‘Adidas x Ivy Park’ me rroba banje

Të enjten e javës së kaluar, marka e super yllit pop Ivy Park paralajmëroi koleksionin e saj të katërt në bashkëpunim me Adidas, duke ndarë një paraqitje të shkurtër në një varg stilesh të gatshme për verë, me ngjyra agrumesh në Instagram.

Videoja e njoftimit filloi me një mbishkrim, duke vazhduar me një klip të përplasjes së valëve, para se t’u jepet ndjekësve një vështrim të shkurtër në koleksionin e ardhshëm.

Ndërsa koleksioni i mëparshëm i yllit përmbante veshje dimri, koleksioni i saj i ri duket se vendos një ekuilibër midis palestrës dhe plazhit.


Video, e cila shfaq modelet që pozonin, përfshinte gjithashtu prodhime më klasike atletike si pantallona të shkurtra dhe bluza të gatshme për palestër me vija nënshkrimi të Adidas.

Me verën që sapo ka filluar, koleksioni pritet të lansohet më 22 korrik, kështu do të jeni gati të shijoni gjysmën e verës në bikini fantastike. /Telegrafi/

Exit mobile version