Ashtu siç është paralajmëruar, sot është lansuar zyrtarisht kënga e re Runnin (Lose It All) e DJ-it të famshëm Naughty Boy, i cili këtë këngë e ka punuar së bashku me Beyonce dhe Arrow Benjamin.
Një version i kësaj kënge ka rrjedhur në internet muajin e kaluar dhe nuk është dëgjuar zëri i këngëtares me renome botërore Beyonce.
“Runnin” (Lose It All) është kënga e parë e albumit të dytë të Naughty Boy, ndërsa për Beyonce material i parë i ri në afërsisht një vit.