Site icon Telegrafi

Beyonce nuk lejon t’i bëhen fotografi në memorialin e Kobe Bryant

Organizatorët e ceremonisë përkujtimore të basketbollistit Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna, i ndaluan fotografët që t’i bënin fotografi divës botërore, Beyonce.

The Associated Press dhe Getty Images thanë se fotografët e tyre nuk u lejuan t’i bënin fotografi fitueses së ‘Grammy’ apo fëmijëve të Bryant në memorialin e mbajtur në Los Angeles.

Mijëra njerëz u mblodhën në Staples Center për të nderuar yllin e NBA-së dhe vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna që humbën jetë tragjikisht në një aksident me helikopter më 26 janar.

https://twitter.com/i/status/1232013672395857922

Beyonce Knowles nisi eventin për Kobe dhe Giannan duke interpretuar këngën e preferuar të Kobe “XO” dhe më pas “HALO”.

“Ishte kaq fyese për familjen e Kobe dhe fansat, Beyonce po kontrollon aq shumë imazhin e saj. Zakonisht lejon të publikohen vetëm imazhe të përzgjedhura nga ajo, kështu që asnjë fotografi nuk u lejua ti bëhej asaj në memorialin e Kobe”, tha një burim.

Lexo po ashtu Beyonce nis ceremoninë përkujtimore të Kobe Bryant me këngën e tij të preferuar “XO”

“As familja e Michael Jackson nuk e bëri këtë. Një personel i Staples Center u vendos në skenë për të mos lejuar asnjë kamera të vetme. Fotografët nuk mund ta besojnë këtë. Kjo nuk e ndihmon imazhin e Beyonce, vetëm e dëmton atë. E bën të duket si Diva”.

Burimi shtoi se të vetmet fotografi të kapura të këngëtares ishin nga pamjet e televizionit.

Beyonce (Foto: New York Post)

Legjenda e basketbollit përndryshe ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare, derisa po udhëtonte me helikopter së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare dhe shtatë njerëz të tjerë për një ndeshje basketbolli në fillim të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version