Mathew Knowles ka thënë se ai është informuar përmes internetit se vajza e tij, Beyonce, është shtatzënë.
Babai i këngëtares, njëherësh ish-menaxheri i saj, ka thënë për The Insider se vajza e tij kurrë nuk i kishte thënë se ajo po priste binjakë përpara se ta mësonte lajmin në Instagram.
“Unë isha i tronditur. Kam marrë mesazhin e parë, dhe unë kam bërë si: ‘ Pse ky person po më thotë urime’. Pastaj unë mora një të dytë nga njëri prej studentëve të mi në Teksas, dhe thash: ‘Çfarë po thua?’, ai ishte: ‘Shiko në internet’”, ka treguar babai i 35-vjeçares.
Qëkur hoqi babanë si menaxher, duket se Beyonce dhe Mathew nuk kanë pasur marrëdhënie të afërta, transmeton Klan Kosova.
Matheë vazhdoi duke thënë se ai mendonte se njoftimi për shtatzëni nga Beyonce dhe Jay-Z ka qenë një vendim i mençur biznesi.
“Unë mendoj se kjo është strategji. Dhe ka më shumë për të ardhur”, ka deklaruar Knowles.
Megjithatë, gjërat midis të atit dhe bijës janë qetësuar paksa, pasi ata kanë kontaktuar pasi Mathew mësoi lajmin.