Beyonce ka shpallur një partneritet historik me Ulta Beauty për markën e saj të kujdesit për flokët, ‘Cecred’.
Produktet do të jenë të disponueshme në mbi 1,400 dyqane dhe online, duke e bërë këtë bashkëpunim një moment kyç për yllin e muzikës.
“Ne po ndihmojmë njerëzit të krijojnë një lidhje më të thellë me flokët e tyre dhe të ndryshojmë perceptimin mbi produktet e kujdesit”, tha Beyonce.
Ajo theksoi rëndësinë e përfshirjes dhe shkencës, duke sfiduar paragjykimet mbi produktet për flokët e njerëzve me ngjyrë, shkruan DailyMail.
Kjo vjen në një moment lehtësimi për këngëtaren, pasi padia për përdhunim kundër Jay-Z u hodh poshtë.
Një burim tha për DailyMail se Beyonce ka kaluar një periudhë stresuese, por tani është e fokusuar në familjen, biznesin dhe turneun e saj të ardhshëm.
Jay-Z e quajti rrëzimin e padisë një “fitore”, duke theksuar se akuzat ishin të pabazuara.
Ndërkohë, Beyonce vazhdon të ndërtojë perandorinë e saj në muzikë dhe biznes, duke sjellë një tjetër sukses me ‘Cecred’. /Telegrafi/